Një vajzë holandeze që vuan nga kanceri në tru mori 33 mijë letra dashamirësie pas postoi dëshirën e saj të fundit në Facebook. Sabine Vortelboer, 15 vjeç, e cila u diagnostikua me një tumor të rrallë në tru vitin e kaluar, tërhoqi në fillim vëmendjen e publikut kur vëllai dhe familja e saj filluan një fushatë për grumbullimin e fondeve për të paguar trajtim të specializuar në SHBA, shkruan Mail Online.
Ajo udhëtoi në Hjuston për t’u vizituar dhe në fillim u duk sikur çdo gjë do shkonte mirë, por për shkak të inflamacionit në trup e kishte të pamundur të merrte trajtimin dhe kanceri vijoi punën. Adoleshentja e fortë, vendosi që të ndalonte të gjitha trajtimet dhe postoi dëshirën e fundit në rrjetet sociale para se të ndahet nga jeta, që t’i dërgonin disa letra.
Por atë që i ndodhi i kaloi pritshmëritë. Vëllai i saj pas disa ditësh u rikthye në shtëpi me dhjetëra arka, të mbushur me letra përshëndetjeje, plot 33 mijë. Sabine e përlotur nuk mund të ndjehej më e lumtur se kaq.










