Mbledhja e Qeverisë, e thirrur të mbahej sot, në të cilën do të vendosej qe Demarkacioni të procedohej në Kuvend, ka dështuar të mbahet, raporton zeri.info. Ministrat të cilët kane pritur gjysmë ore në sallë, kanë dalë para pak minutash, meqë kryeministri Isa Mustafa nuk ka ardhur. Nga Qeveria bëjnë të ditur se mbeldhja është shtyer dhe nuk do të mbahet sot.
Kurse, zëdhenësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë se mbledhja është shtyer për të mërkurën. “Është shtyer për te mërkuren”, ka thënë Abrashi duke qeshur, teksa ka dalë jashtë sallës.