Chelsea mundi 3-0 Middlesbrogh dhe tashmë është shumë pranë titullit. Antonio Conte në përfundim të ndeshjes nuk shkon për të festuar fitoren me lojtarët e tij.
Ai ikën për të takuar stafin dhe futbollistët e Middlesbrogh sepse ata sezonin e ardhshëm do të luajnë në Championship
Strategu italian ka treguar para fitoreve personale, vlen dhe respekti për kundërshtarin. Conte përshëndet tifozët rivalë dhe merr duartrokitje të gjata prej tyre.
Titullin e vërtetë Antonio Conte e fitoi dje në mbrëmje. Një gjest spontan, shumë fisnik nga një njeri i madh.
“Na mungon një fitore për të festuar, tani duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme ndaj WBA. Kemi mundësinë të fitojmë titullin pa luajtur ndaj Tottenham, nuk do të jetë lehtë kundër ËBA-së, por jemi duke kaluar në një formë të mirë”, ka thënë Conte pas ndeshjes