Ky është Jure Gjeorgjievski, sulmuesi i deputetit Ziadin Sela, ndaj të cilit Gjykata Themelore e Shkupit bashkë me babain e tij i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Kjo pamje eshte gjate arrestimit ne shtepine e tij.
Nga provat e deritanishme të mbledhura, Zyra e Prokurorit Publik ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se këta dy njerëz së bashku me të tjerët, të cilët në këtë pikë janë të paidentifikuar, kanë kryer veprën penale “Tentim Vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 dhe në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.
Gjithashtu, për sqarimin e plotë të këtij krimi janë nga ana e prokurorisë publike është dhënë urdhëri për veprim të menjëhershëm të Ministrisë së Brendshme për të siguruar dokumente dhe informata relevante “, thonë nga Prokuroria Publike.