Dyshja Seldi Qalliu dhe Sinan Hoxha janë rikthyer sërish. Dy artistët sapo kanë publikuar këngën e tyre të re “Vullkan”, një projekt i rëndësishëm jo vetëm se shënoi “pajtimin” mes tyre, por edhe sepse ka rezultuar mjaft i suksesshëm.
Kjo këngë dhe takimi i tyre pak kohë më parë ku bënë “paqe” i ka rikthyer në vëmendjen e të gjithëve Seldin dhe Sinanin, të cilët mbrëmjen e së shtunës, në “Xing me Ermalin” do t’ju lenë pa fjalë.
Dy këngëtarët do të rrëfejnë “sekretet e tyre të errëta” në një intervistë me Ermal Mamaqin, ndërsa do të sjellin edhe një performancë si kurrë më parë ndonjëherë.
Kjo video na tregon vetëm një pjesë të “transformimit” të këngëtarëve, që këtë herë do të shfaqen ndryshe nga zakonisht.