Real Madridi do të luajë ndaj Sevillas dhe Cristiano Ronaldo duket në disponim të mirë para kësaj ndeshje të madhe.
Kjo shikohet më së miri në stërvitjen e fundit të Los Blancos.
Portugezi provoi të bëjë disa lëvizje interesante me topin, por disa nuk i dolën ashtu siç i planifikoi.
CR7 për një moment tentoi edhe të ‘turpërojë’ trajnerin Zinedine Zidane, duke tentuar t’ia futë topin në mes të këmbëve.
Ndeshja ndaj Sevillas është e rëndësishme për rrugëtimin drejt titullit.
https://twitter.com/UltraSuristic_/status/863737849350410240