Ka filluar lufta speciale në mes dy kampeve shikojeni këtë video (VIDEO)

“Për kë do të votoni më 11 qershor?” – Është kjo pyetja që bëhet në një video që po shpërndahet nëpër rrjete sociale.
Në video, tregohen dy alternativa, që gjoja kosovarët i kanë para zgjedhjes në votimet e përgjithshme të qershorit. Ajo e UÇK-së me SHBA-të dhe alternativa e dytë e Rusisë me Jugosllavinë.

Mesazhi i videos lë të kuptohet se bëhet thirrje të votohet koalicioni PDK-AAK-NISMA, më 11 qershor. Fotografitë e kandidatit për kryeministër të këtij koalicioni, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të shoqëruara me simbolin e UÇK-së, ndodhen karshi fotografisë së presidentit Amerikan, Donald Trump, dhe flamurit të SHBA-ve.

Sipas videos së shpërndarë në faqen ‘Blitz’, UÇK-ja dhe SHBA-të, në zgjedhje do të përballen me eksponentë ruso-jugosllavë në Kosovë. Koalicioni LDK-AKR, aty paraqitet si marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin. Ndërsa, drejtuesit e koalicionit, Isa Mustafa i LDK-së dhe Behgjet Pacolli i AKR-së prezantohen me flamurin e ish-Jugosllavisë. /GazetaExpress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu