Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka ngritur kallëzim penal kundër ish-ministrit të punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, kryetarit të komunës së Prilepit Marjan Risteski dhe drejtorëve e drejtuesve të bordit drejtues të Shtëpisë së Pleqëve në Prilep. Ata dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kompetencat lidhur me punën e këtij institucioni./ina