Ligji për UÇK-në, kush po gënjen?

Edhe pas 16 viteve të përfundimit të konfliktit, statusi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së nuk ka marr epilogun, për dallim nga branitellat që prej vitit 2002 kanë një status të vecant ligjor, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Me vite këta burra po na rrejnë , sidomos këta që po dalin zot luftës, na i kanë marr vota dhe tash heshtin”, thekson Fatmiri, një ish pjesëtar i UÇK-së.

Ai thotë për agjencinë INA se, është i zhgënjyer nga politika shqiptare në Maqedoni, e cila me vite i ka lënë të presin për një status që e meritojnë.

Ligji për rregullimin e statusit të familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të vitit 2001, do të mbesë një gështenjë e nxehtë edhe për vitin 2017 për partitë shqiptare në Maqedoni.

Po ky ligj pritet që të zë një vend të rëndëishëm edhe në programet politike të zgjedhjeve lokale të këtij viti.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Azbi Nuredini dhe një nga iniciatorët për dorzimin e ligjit të veteranëve të luftës, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së në parlamentin e Maqedonisë thotë se miratimi i këtij ligji është dashur të bëhet me kohë para 15 viteve, pasi që pjesmarësit në konflikt nga pala maqedonase vetëm se gëzojnë të drejtat e tyre me ligj.

“Kaluan 15 vite nga miratimi i Ligjit për “BRANITELLAT” (15 janar 2002).  Ky diskriminim kushtetues dhe ligjor patjetër të përfundoj menjëherë me miratimin e ligjit për UÇK-në nga Parlamenti i Maqedonisë”, thotë Nuredini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu