Kosta Angjushev është kandidati i Odës Ekonomike të Maqedonisë i propozuar për postin e zv/kryeministrit për çështje ekonomike. Në komunikatën e kësaj ode thuhet se ai është një biznesmen i suksesshëm, që njihet si themelues i kompanive “Feroinvest”, “EDS”, kryetar i bordit të drejtorëve në “Brako” dhe profesor i rregullt universitar me mbi 100 punime shkencore.
Me kandidat të saj doli edhe Lidhja e Odave Ekonomike e që është Aleksandar Zarkov. Ndërsa javën e kaluar e para që doli me kandidat ishte Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, edhe ate Nebi Hoxhën, kryetarin e saj, që njihet si biznesmen i suksesshëm. /ina