Ronaldo i është bashkuar Iniestas dhe Seedorfit si një ndër tre lojtarët që kanë marrë pjesë në katër fitore në finale të Ligës së Kampionëve.
Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo është bërë vetëm lojtari i tretë, pas Andrés Iniestas dhe Clarence Seedorf – që paraqitet në katër finale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Ronaldo shënoi dy herë në fitoren e Real Madridit prej 4:1 ndaj Juventusit, triumfi i tretë i Los Blancos në katër sezonet e fundit.
32 vjeçari, fitues i Eruo 2016 me Portugalinë, trofeun e parë të Ligës së Kampionëve e fitoi me Manchester Unitedin në vitin 2008, përcjell Gazeta Express.
Triumfet e Ronaldos në Ligën e Kampionëve
2007/08 (Manchester United)
2013/14 (Real Madrid)
2015/16 (Real Madrid)
2016/17 (Real Madrid)
Iniesta dhe Seedorf janë vetëm dy lojtarë tjerë që kanë këtë arritje me Ronaldon, derisa ish mesfushori i Milanit është lojtari i vetëm që ka luajtur në katër finale me tri klube të ndryshme.
Triumfet e Iniestas në Ligën e kampionëve
2005/06 (Barcelona)
2008/09 (Barcelona)
2010/11 (Barcelona)
2014/15 (Barcelona)
Triumfet e Seedorfit në Ligën e Kampionëve
1994/95 (Ajax)
1997/98 (Real Madrid)
2002/03 (Milan)
2006/07 (Milan)
Katër lojtarë tjerë kanë fituar po kaq tituj sa Ronaldo, Iniesta e Seedorf, por kanë luajtur vetëm në tre finale:
Xavi Hernández: 2006 * (Nuk ka luajtur), 2009, 2011, 2015 (Barcelona)
Lionel Messi: 2006* (Nuk ka luajtur), 2009, 2011, 2015 (Barcelona)
Gerard Piqué: 2008*(Nuk ka luajtur), 2009, 2011, 2015 (Manchester United, Barcelona)
Samuel Eto’o: 2000*(Nuk ka luajtur), 2006, 2009, 2010 (Real Madrid, Barcelona, Inter).