Despacito” vazhdon të thejë rekorde. Është hiti numbër një në SHBA dhe Britani dhe në vendet tjera anglishtfolëse. Sipas BBC “Despacito” është kënga më e dëgjuar në gjuhën spanjolle, pavarësisht se është bërë remix nga Justin Biber në anglisht.
BBC shkruan se” Despacito” hyn në listën e nëntë këngëve të cilat nuk kanë qenë në gjuhën angleze, por që janë shndërruar në hit në Britani. Përmenden kënga Gangnam Style si dhe The Ketchup Song. Po ashtu thuhet se Despacito llogaritet si hiti më i madh latin që nga kënga “Macarena” e publikuar në vitin 1996.
Verzioni spanjoll i këngës “Despacito” ka mbi 1.8 bilion shikime në you tube dhe është në rrugë të mirë për tia marrë titullin e kengës më të dëgjuar në histori këngës koreano jugore “Gangam Style” që ka mbi 2 bilion shikime në youtube./InfoShqip.com