Një vajzë e cila nuk ka prerë flokët e saj prej kohësh për shkak të një basti, është shndërruar në një Rapunzel, në jetën reale.
Daria Gubanova ka 14 vite që nuk pret flokët të cilat tashmë i kanë arritur gjatësinë prej 1.8 metra të gjata.
Bukuroshja ruse ka flokë të trashë dhe të shëndetshëm deri tek kyçi i këmbës, të ngjashëm me karakterin vizatimor Rapunzel.
27-vjeçarja, e cila jeton në qytetin Barnaul, ka thënë se nuk do t’i shkurtojë flokët e saj të gjatë derisa të arrijnë deri në fund të këmbëve.
Daria filloi që ti rrisë flokët në moshën 13-vjeçare, kur një shok vuri bast me të duke i thënë që nuk mund t’i rriste flokët mjaftueshëm sa për të bërë bishtaleca. /albeu