Rrëfehet këngëtarja Merita Halili: Vuaj nga një sëmundje e pashërueshme por e kam nën kontroll

Merita Halili është një nga zërat më të mirë të muzikës popullore që ka Shqipëria.

Ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por këto ditë ndodhet për një vizitë në Shqipëri.

E ftuar në Top Shoë ajo ka pranuar live se vuan nga një sëmundje e pashërueshme, që quhet Lupus dhe që nuk dihet nga se shkaktohet por që prek sistemin imunitar dhe dëmton qelizat e sëhndetshme.

“Po kurohem në Amerikë. Është sëmundje autoimune që mund t’i ndodhë çdokujt, por shumica e njerëzve nuk e dinë. Ne jemi rritur me diellin, por atje u shfaq. Ka të bëjë me çështje të sistemit imunitar. Nga dielli të krijohen njolla”, deklaron ylli i muzikës.

Ajo ka treguar se e ka nën kontroll këtë sëmundje dhe është mirë me shëndet./a.k/noa.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu