Kjo gjyshe nuk ka lejuar moshën e vjetër që ta ndalojë nga të qenit një guximtare.
Maire Hollo ka vendosur “hedhjen me parashutë” në listën e saj të dëshirave të realizuara.
88-vjeçarja nga Kanadaja, e cila e përshkruan veten si një ‘gjyshe e çmendur’, është hedhur me parashutë javën e kaluar në Parachute School of Toronto.
Ajo është shprehur që kjo ishte një eksperiencë e mrekullueshme që ia ka vlejtur.
“Ishte e mrekullueshme, aq qetë dhe bukur atje,”-ka thënë Hollo për InsideEdition.com. “E kisha në mendje për ta realizuar shumë kohë më parë. Dhe mezi por prisja për këtë moment të paharrueshëm.” /albeu