Një qytetar i ndërgjegjshëm ka lënë gojëhapur mbarë Gjermaninë, pasi i dorëzuar një çantë me 22 shufra ari dhe 3,500 euro para të thata, policisë së Berlinit.
Ai e gjeti thesarin pranë një banke në Neukölln, të harruar poshtë një pemë, raporton “The Telegraph”.
“E mrekullueshme ajo që mund të gjesh nën një pemë në Neukölln”, njoftonte policia në Twitter.
Qytetari që gjeti çantën, e çoi menjëherë në stacionin e policisë, shkruan syri.net. Ajo iu dorëzua pronarit fatlum.
Policia ishte në gjendje të zbulonte brenda pak minutash identitetin e tij duke analizuar artikujt e tjerë personalë në çantë.
“Pronari është gjetur dhe ka thënë se kishte lëvizur disa gjëra për t’i vënë në biçikletën e tij, por se nuk e kishte vënë re se kishte lënë aty një nga cantat, tha policia e Berlinit të premten.
Sipas ligjit gjerman, njerëzit që gjejnë sende të humbura kanë të drejtë të marrin 3-5 përqind të vlerës së tyre.
22 shufrat e arit, që peshojnë një kilogram, vlejnë rreth 30,000 euro , sipas çmimin aktual të arit, që do të thotë se kalimtari i ndershëm mund të marrë pothuajse 2,000 euro. /SYRI
Was in #Neukölln so alles unterm Baum liegt…
Ehrlicher Finder gibt Dokumentenmappe mit 3500€ und Gold auf unserem #A55 ab.#Fundbüro
^tsm pic.twitter.com/L7drjlOWWC— Polizei Berlin (@polizeiberlin) July 27, 2017