Kryeministri Edi Rama zbulon arsyen se përse nuk e bën publike asnjëherë fytyrën e djalit të tij të vogël, Zahos.
Gjatë një interviste për INTV, Rama ka deklaruar se fytyra e një fëmije nuk mund të zbulohet dhe se kjo shkon përkrah me mediat e huaja që e respektojnë këtë etikë.
“Mendoj që edhe nëse do t’ia publikoja unë një foto ballore, mediat jo të kazanit do të kujdeseshin që t’i mbulohej. Nuk mund të luash me fytyrat e fëmijëve”, tha Rama./noa