Një thesar nazist me vlerë 500 milion paund është gjetur në një pyll në Bavari. Por gjuetari thesarit s’mund ta gëzojë atë sepse nuk i kishte marrë leje pronarit të tokës për kërkimin e arit.
Hans Glueck, 76 vjeç prej më shumë se dy dekadash është vënë në kërkim të arit, diamanteve, veprave të arit apo pullave të rralla postare. Pronari i tokës ku u gjet sasia e arit nazist shprehet se dëshiron që ta këtë thesarin të gjithin për veten.
Thesari besohet të jetë nisur nga Berlini për në Alpe nga Heinrich Himmler, shefi i SS-së naziste dhe deputetit brutal nazist Ernst Kaltenbrunner.
Thesari kishte për qëllim financimin e tyre më vonë pas mbarimit të luftës. Plani ishte që treni të kalonte kufirin në Passau në Austri dhe ku thesari do të ruhej në një minierë kripe.
Por sulmet ajrore të aleatëve dhe avancimi i rusëve, bënë që treni me ngarkesën e vlefshme të ndalej në një tunel në Tittling në Bavari. Ngarkesa prej 76 kg ar, është vetëm një pjesë e vogël e ngarkesës së ngarkuar në tren.
Më 1 tetor 1946, tre ditë para ditëlindjes së 43-të, Kaltenbrunner u shpall fajtor për krime lufte në Nuremberg, u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 16 tetor.