Arrestohen katër persona në Stacionin e Autobusëve për mashtrim ndaj qytetarëve

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë në mesin e tyre edhe një serb.

Ata po mashtronin qytetarët kosovarë se mund t’i dërgonin nga këtu në drejtim të vendeve evropaine, njofton Klan Kosova.

E pas ndalimit të linjës së autobusëve nga Prishtina për në Beograd, numri i qytetarve që kanë dalë sonte aty është më i vogël.

Edhe ata që kanë dalë kanë thënë për Klan Kosova se janë aty vetëm për të parë see ccka në të vërtetë është duke ndodhur dhe sa ka të vërtetë nga ajo se kosovarët po e lëshojnë vendin.

Këta qytetarë kanë thënë se janë të revoltuar në institucionet e Kosovës, por jo aq sa për të dalë nëpër vende tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu