Gjatë një takimi me kongresmenët demokratë në Zyrën Ovale të enjten, Presidenti amerikan Donald Trump, u ankua se aeroplani presidencial amerikan që quhet ‘Air Force One’, është më i vogël se ai i emirit arab, Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, i cili qëndroi për vizitë në SHBA gjatë kësaj jave, raporton Politico.
Trump kishte mbetur i impresionuar nga bukuria e avionit të emirit nga Kuvajti, por kishte vënë gjithashtu në pah faktin se ai ishte më i madh se aeroplani i tij presidencial, madje për rreth 30 metra.
Sheiku nga Kuvajti qëndroi për vizitë këtë javë në Shtëpinë e Bardhë, ku diskutoi për shumë çështje me Presidentin amerikan. /The-Independent