Zëri i saj karakteristik u dallua që kur mori pjesë në gara të muzikës për fëmijë. Por, talenti i Arilena Aras në muzikë u vulos me pjesëmarrjen e saj në talentshouin shqiptar ‘X Factor Albania 2’ ku me vendimin e publikut zuri vendin e parë.
Që nga kjo periudhë, këngëtarja filloi një rrugëtim të ri në muzikë, duke lansuar këngë të njëpasnjëshme, të cilat vetëm sa rritnin suksesin e saj.
Por, projekti muzikor që i solli famën dhe i hapi dyert edhe jashtë kufinjëve shqiptarë, padyshim se ka qenë projekti ‘Nëntori’, me të cilin mori pjesë në edicionin e fundit deri më tani të festivalit shqiptar ‘Kënga Magjike’.
‘Nëntori’ dhe versioni ‘remix’ i këngës kanë bërë që Arilena të dëgjohet në shumë vende të botës, madje, duke qenë si kënga më e dëgjuar në shtetet si Ukraina dhe Rusia.
Në këtë të fundit, këngëtarja Ara mori pjesë në festivalin ‘Evropa Plus’ ku përpos versionit shqip dhe anglisht të këngës ‘Nëntori’/’I’m sorry’, këndoi edhe ca ‘covers’ përmes të cilave elektrizoi publikun rus, shkruan lajmi.net/
Ndërsa së fundmi, ajo ka realizuar edhe klipin e këngës ‘I’m sorry’, që është versioni i këngës ‘Nëntori’, në gjuhën angleze, të lansuar me 24 gusht.
Akoma pa u bërë një muaj, ‘I’m sorry’ ka kaluar shifrën mbi 7 milionë klikime, që shënon një garanci që Arilena shumë shpejt do të bëhet akoma më e njohur dhe më e dashur për publikun.
Dita-ditës, Arliena po ngritët në ‘qiellin’ e të famshmëve në botë!Ajo do jetë një nga emrat që do na shtojë krenarinë e të qenit shqiptar!
Video, I’m Sorry (Verzioni anglisht)
Video, Nëntori (verzioni shqip)