Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se si tre ish-luftëtarët që japin jetën për Kosovën, ndërsa sot ata janë gati tëjapin Kosovën për pushtet personal.
“Projektet politike të Hashim Thaçit, Kadri Veslit dhe Ramush Haradinaj nuk po i pengojnë më Beogradit. Përkundrazi këto projekte tashmë janë në përputhje me interesat e Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Molliqaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Molliqaj po ashtu është shprehur se “për këtë arsye sot Vuçiqi deklaroi se serbët e Kosovës duhet ta mbështesin qeverinë e PAN-it e jo Vetëvendosjen”.
“Është tragjike se si këta tre ish-luftëtarë dje ishin të gatshëm të japin jetën për Kosovën, ndërsa sot janë gati që ta japin Kosovën (madje edhe Serbisë) për pushtet personal. Por nuk do ta kenë gjatë”, ka përfunduar Molliqaj.
Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër i Kosovës, më 61 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim. /Insajderi