Një pjesë mjaft interesante në ceremonitë e kurorëzimit është edhe ajo e mbiemrit. Ndonëse gjatë kurorëzimit, shumë çifte preferojnë të mbajnë mbiemrat e tyre, sidomos, kjo në rastin kur ata janë fytyra publike dhe kanë ndërtuar një identitet me emrin dhe mbiemrin fillestar për shumë vite.
Por bazuar në alternativat që precizon ligji mbi familjen, kryebashkiaku Erion Veliaj i cili edhe ka kurorëzuar çiftin ka cekur se Marina ka vendosur të mbajë mbiemrin e bashkëshortit duke hequr dorë nga ai i origjinës Vjollca. Tani e tutje do duhet të mësohemi me termin Marina Selimi.