Mourinho me deklaratë të fortë thumbon Wengerin

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho kundër Arsene Wengerit.

Jose Mourinho ka ngacmuar Arsenalin dhe menaxherin Arsene Wenger.

Piers Morgan, kolumnist në “Daily Mail” dhe tifoz i Arsenalit ka rrëfyer bisedën me menaxherin e Manchester United.

“Më vjen keq për tifozët e Arsenalit. Kam shumë shokë të mirë që e duan Arsenalin sikurse ti dhe ndihen keq për klubin”, deklaroi ai.

“Ata vuajnë shumë, është e tmerrshme. Si është e mundur që ende Wenger e ka postin? Nuk e kam idenë”, u shpreh Mourinho.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu