Sfida kryesore e javës së tretë të Serie A ishte ajo që u luajt në “Olimpico” të Romës mes Lazios dhe Milanit, shkruan SYRI.net.
Brenda kësaj sfide kishte dhe minisfida, ku njëra prej tyre ishte ajo e portierëve të talentuar. Nga njëra anë ishte Gianluigi Donnarumma, që mbronte kuadratin e Milanit dhe në krahun tjetër shqiptari Tomas Strakosha.
Lazio fitoi me rezultatin e thellë 4-1, çka tregon se sfida e portierëve foli në favor të Strakoshës. Të dy portierët aktualisht janë rezervë edhe në kombëtaret përkatëse, Donnarumma tek Italia dhe Strakosha te Shqipëria.
Triumfin e Strakoshës ndaj Donnarummës e vërtetojnë notat pas ndeshjes, ku shqiptari u vlerësua me 7.2, ndërsa italiani me 6.0 (nota më e ulët e sfidës).