Lenovo me linjën e re të telefonave K, modelet K6, K6 Power dhe K6 Note

Lenovo nuk po shfaq vetëm laptopët dhe tabletët e rinj në IFA 2016. Përkrah prezantimit të djeshëm të Moto Z Play, Lenovo ka lansuar edhe një seri të pajisjeve të rangut mesatar, në familjen K6.

Kjo linjë do të ketë gjithsej tre modele: Lenovo K6, K6 Power dhe K6 Note.

Treshja ofron shumicën e specifikave të njejta duke përfshirë procesorin Snapdragon 430, kartelën microSD për rritje të hapësirës, mundësinë e dy kartelave SIM, Bluetooth 4.1 dhe Android Marshmallow 6.0.

 Lenovo K6 dhe K6 Power ofrojnë RAM memorie prej 2 dhe 3GB, varësisht prej modelit me hapësirë prej 16 ose 32GB.

Në anën tjetër, K6 Note ofron hapësirë të brendshme prej 32GB dhe RAM memorie të zgjedhjes suaj prej 3 ose 4 GB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu