Para 74 vitesh, gjyshi i Qëndron Kastratit ishte kryetar i Kamenicës (FOTO)

Xhaxhai i kryetarit të ri të Kamenicës, Qëndron Kastratit, Ismajli Kastrati, ka bërë me dije se para 74 vitesh gjyshi i Qëndronit ishte kryetar i kësaj komune.

Pas plot 74 viteve, familja Fejza-Kastrati po e rikthen Kamenicën – Dardanën. Në vitin 1942-‘43, Muharrem Fejza ishte kryetar komune. Në vitin 2017, Qëndron Kastrati u zgjedh kryetar komune në Dardanë – Kamenicë.

Por fati i familjes Kastrati nuk ka qenë edhe i mirë, sepse gjyshin e Qëndron Kastratit, Muharrem Fejza – Kastrati e kanë vrarë regjimi jugosllav, po ashtu edhe babai i Qëndronit, Isa Kastrati është vrarë në luftën e fundit nga forcat serbo-çetnike, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu