Real Madrid ka gati zëvendësuesin e Zinedine Zidane

Real Madrid do të kthejë vëmendjen te trajneri i Gjermanisë Joachim Low nëse shkarkon Zinedine Zidane.

Zidane po kalon momentin më të vështirë dhe pas barazimit pa gola në derbin ndaj Atletico Madrid, Los Blancos janë plot 10 pikë larg kryesuesve të Barcelona-s në garën për titull, dhe asnjë ekip i La Liga-s nuk ka rikuperuar një deficit kaq të madh.

Don Balon pretendon se presidenti i klubit Florentino Perez është gati të zëvendësojë francezin me trajnerin gjerman për të ndalur ecurinë e keqe.

Gjithsesi, mundësia që 57-vjeçari të largohet nga Gjermani është shumë e ulët pasi ai kërkon të mbrojë titullin kampion në Rusi 2018.

Nga jashtë duket se ka mosmarrëveshje brenda në dhomat e zhveshjes së Real Madrid, me Ronaldo që thuhet të ketë konfrontuar ashpër Zidane përpara ndeshjes ndaj Atletico-s.

Dario Gol raporton se 32-vjeçari nuk është i lumtur me jetën në Madrid dhe ka kritikuar Zidane për largimin e Pepe, Morata dhe James Rodriguez verën e kaluar.

Dhe pas barazimit ylli portugez ka kritikuar edhe Modric, Asensio dhe Isco në dhomat e zhveshjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu