Është përfolur shumë marrëdhënia e Ermal Metës me babain e tij, për të cilin u tha se e kishte dhunuar në fëmijëri.
Ermali nuk i mohoi asnjëherë këto zëra, ndërsa mbrëmjen e sotme në “Top Show Magazine” ai pranoi se nuk flet me të atin.
Gjatë intervistës ai u pyet nëse do ta falte ndonjëherë të atin.
Dudushi e pyeti:
A ke arritur t’i rikuperosh marrëdhëniet e tua me babain? Nuk ka falje për të?
Ermali u përgjigj:
Jo… Unë nuk jam Zoti… Zoti fal…”
Meta foli edhe për skandalin e plagjiaturës në Sanremo ndërsa tha se të gjitha u sajuan nga vetë spektakli.
Ai tregoi:
Kjo ndodhi sepse ne ishim të favorizuarit, dhe në atë moment ishte lajm shumë i fortë, por unë pastaj kontrollova disa gjëra, dhe në 2012 një djalë bëri të njëjtën gjë, hyrë në semifinalist, por nuk kaloi. Pas dy vitesh një vajzë u fut në Sanremo me të gjithë këngën plagjiaturë, dhe nuk u bë asgjë. Por në një festival pa asnjë lajm, ky ishte super lajm. Por më pas na kërkuan falje. Gjatë kësaj kohe kam ndenjur dy ditë e gjysme me pizhama pa dalë fare nga dhoma, nga inati. Më erdhi inat sepse ishte padrejtësi.”