Vjosa Osmani në Rubikon në Klan Kosova nuk ka pohuar dhe as mohuar mundësinë e largimit nga LDK-ja. Ajo ka theksuar se ky është një vendim që don kohë dhe do ta konsultojë me partnerët dhe njerëzit e saj të afërt.
“Dallimet politike që i kemi, nuk lënë shumë hapësirë që lidershipi të bëjë shumë shaka me Vjosën.
Unë nuk mund të jem pjesë e një liste ku pastaj kemi ekipin që merr vota dhe ekipi që merr vendime. Këto vendime duan kohë, nuk janë vendime që merren vetë dhe do ta mendoj.
Sa i përket shkuarjes në një subjekt tjetër politik nuk mund të flas. Tashmë lufta politike nuk është mes dy partive por mes dy botëve” – tha Osmani.