Ka përfunduar takimi në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka përfunduar takimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Pas këtij takimi, është deklaruar Albin Kurti. Kurti është pyetur nëse Vjosa Osmani do të jetë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje mirëpo, i pari i LVV-së, ka thënë se nuk kanë diskutuar për këtë në takimin një orësh që pati me Osmanin.
“Unë sot kam pasur takim me ushtruesen e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës dhe nuk kemi diskutuar për çështje politike elektorale”, deklaroi Kurti.









