A do të kandidojë Berisha në zgjedhjet e 2021? Ruli jep përgjigjen e prerë

Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë në PD, Genc Ruli bën të ditur se ai personalisht nuk do të kthehet në politikën aktive.

Ruli tha se dosjet e kandidatëve të propozuar ende nuk i janë vënë në dispozicion Komisionit të Vlerësimit, ndërsa thekson se eksperienca duhet të prevalojë ndaj prurjeve të reja.

Çfarë po ndodh tek Infektivi? Të afërmit e të prekurve me COVID-19 me qese në duar tek perimetri i sigurisë, del Pëllumb Pipero dhe debaton me ta (FOTO)
Gjatë intervistës për ABCNews,, Ruli u pyet edhe nëse Berisha do të kandidojë apo jo në këto zgjedhje.

“Berisha ka akulumuar aq shumë lavdi politike sa do i mjaftonin edhe për dy jetë. Njerëzit mund të hyjnë edhe rastësisht në politikë, por arti i tërheqjes është më vete. Unë nuk di të them nëse z. Berisha do të kandidojë apo jo, por mendoj se Parlamenti i ri, nuk do t´i japë atë komoditet apo atë lavdi që ka akumuluar deri më tani”, u shpreh Ruli.

Ai tha gjithashtu se për ish-kryeministrat, nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm apo figurat historike të PD, Komisioni nuk mund të bëjë vlerësime nëse plotësojnë ose jo kritere, pasi është historia që i gjykon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu