A do të martoheshit me një vajzë apo mashkull serb? Statistikat e përgjigjeve të kosovarëve befasojnë

Traumat e thella historike, stereotipet, por edhe çështjet e pazgjidhura Kosovë- Serbi dhe qëndrimet e politikanëve ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, të cilat ndër të tjera nuk përmirësojnë kërkimet e Faktor Plus, nuk do të përmirësohen as në të ardhmen e afërt, shkruan Gazeta Metro, transmeton gazeta Koha.

Shkencëtari politik Stefan Surlic dhe gazetari Idro Seferi biseduan për hulumtimin Faktor plus në agjencinë Tanjug, të mbajtur në rezidencën e ambasadorit norvegjez Arneo Sanes Bjernstad.
Sipas përfundimit të tyre, marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve varen nga zgjidhja e çështjes së Kosovës me Serbinë. Surlic tha se çështja Kosovë- Serbi do të kontaminojë marrëdhëniet derisa të zgjidhet dhe se do të jetë një temë dominuese, e cila, siç thotë ai, nuk do të lërë vend për disa tema të tjera.

Në pyëtjen se sa janë të interesuar këto dy popuj për marrëdhëniet e serbëre dhe shqiptarëve të Kosovës, doli që vetëm 15% të kosovarëve dhe 24% serbë janë të interesuar shumë, pak interesim doli që kanë 46% serbe dhe 43% kosovarë, ndërsa aspak interesim për marrëdhënien Kosovë – Serbi kanë 41% kosovarë dhe 30% serb.

Në një statistik tjetër doli që 57% e kosovarëve mendojnë që serbët janë popull agresiv, ndërsa nga ana tjetër 51% e serbeve e mendojnë të njejtën për ne. Sa i përket lojalitetit 28% e tyre mendojnë se kosovarët janë lojal, ndërsa këtë të fundit mendojnë se vetëm 23% e tyre janë lojal. Kosovarët kanë dalë të jenë 22% paragjykues, ndërsa serbët 26%.

Ndër të tjerash ka pasur edhe shumë pyetje interesante.

Në pyetjen se a njohin ndonjë serb apo kosovarë ata janë përgjigjur: “Po” kanë thënë 20% e serbëve, ndërsa shqiptarët nga Kosova vetëm 6%.

A do të pranonit të vizitonit vendin e tyre? Kosovarët kanë befasuar me përgjigjen e tyre, pasi që 80% i të anketuarve ka pranuar të vizitoj vendin e serbëve, ndërsa serbet vetëm 73% i tyre janë përgjigjur pozitivisht.
A do të pranonit të jetonin në vendin tuaj? 71% i shqiptarët nga Kosova kanë thënë “JO”, ndërsa 68% e serbeve e kanë thënë po të njejtën përgjigje si kosovarët.

A do të martohenit me serb apo kosovarë? 15% e kosovarëve kanë thënë që “PO”, ndërsa “PO” kanë thënë vetëm 8% e serbëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu