A do të mbetet Vjosa në krye të Kuvendit: Isa Mustafa tregon dëshirën e LDK-së

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se edhe pse do të donin që Vjosa Osmani të mbetej në krye të Kuvendit, ajo çështje nuk varet tashmë nga ta.

Mustafa ka thënë se pavarësisht se Vjosa Osmanin për ta do të ishte e pranueshme, ajo punë duhet të bëhet sipas interpretimit të Kushtetutës.

“Sa na përket neve, ne dëshirojmë të mbetet, por duhet me pritë a hapet ajo çështje më tutje, se dihet sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje, dhe varet krejt prej tyre”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë që sot LDK-ja ka dorëzuar emrin e mandatarit Avdullah Hotit për kryeministër te Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu