LDK dhe VV nuk do të takohen sot për të biseduar rreth marrëveshjes së mundshme, për koalicion dhe formim të Qeverisë.
Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi për Informim nga Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili tha se sot nuk ka ndonjë takim të planifikuar.
“Shumë gazetarë po bëjnë pyetje se a ka takim sot mes VV’së dhe LDK’së. Me informacionet që kemi nga strukturat e Lëvizjes nuk është planifikuar ndonjë takim për sot”, ka thënë ai përmes një shkrimi në Facebook.
Kujtojmë se këto dy subjekte politike kanë për qëllim finalizimin e marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re, por siç raportohet, barrikadimi i kësaj marrëveshje po vazhdon të jetë për shkak të insistimit të LDK’së në postin e presidentit.
VV-LDK tash e një kohë të gjatë janë duke negociuar përmes ekipeve të tyre për arritjen e koalicionit për formimin e Qeverisë së re, që pritet të ndodhë së shpejti.