A do të të ketë transfere nga Real Madridi në Man City dhe Juve?

Shefi i Real Madridit, Santiago Solari, foli para mediave para ndeshjes kundër Espanyol që do të zhvillohet nesër.

E ardhmja e Marcelo dhe Isco janë në qendër të vëmendjes dhe menaxheri argjentinas dha disa të reja rreth tyre, njofton Klan Kosova.

“Marcelo ka pasur tre lëndime muskulore, nuk ishte e lehtë për të. Ai po përmirësohet, ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, ai është jetik për ekipin dhe për klubin, edhe në momentet më të këqija të sezonit “, ka thënë Solari.

Isco, i cili është target i Manchester Cityt dhe Juventusit, po lufton që të merr kohën që i nevojitet për t’u rikthyer në formë.

“Ai mund të luajë në çdo pjesë të fushës, ai nuk duhet të bëjë dallime me tempo e tij, por me fantazinë e tij . Kalimi përfundimtar është një nga cilësitë e tij më të mira “, shtoi ai.

Isco ka një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh dhe sipas raporteve në Spanjë ai mund të vendosë të largohet nga klubi në fund të sezonit nëse Solari nuk i jep atij kohë të mjaftueshme këtë sezon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu