A duhet të pimë ujë gjatë stërvitjes

Hidratimi i rregullt është i rëndësishëm për funksionimin e trupit dhe konsumimi i ujit është veçanërisht i rëndësishëm për ata që ushtrojnë, sepse kur kryejnë këtë aktivitet humbasin lëngjet nga trupi që duhet të zëvendësohen. Megjithatë, lind pyetja, a është e shëndetshme të pish ujë gjatë stërvitjes apo vetëm para dhe pas?

Ekspertët thonë se është e nevojshme të pini ujë para, gjatë dhe pas stërvitjes. Trupi i njeriut përbëhet nga më shumë se 70 për qind ujë dhe pa hidratim të duhur çdo ditë, trupi nuk mund të funksionojë. Marrja e pamjaftueshme e ujit mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore si dehidratim, gurë në tëmth dhe çrregullime të tretjes.

Uji ndihmon në ruajtjen e temperaturës normale të trupit dhe siguron mbrojtje për shtyllën kurrizore dhe indet. Gjatë stërvitjes, ndihmon në ruajtjen e përqendrimit të glukozës në gjak dhe përmirëson kohën e rikuperimit. Ndaj, sportistët duhet të jenë të hidratuar mirë para stërvitjes dhe të pinë mjaftueshëm lëngje gjatë dhe pas stërvitjes, në mënyrë që të balancojnë humbjen e ujit në trup, theksojnë ekspertët.

Mënyra më e mirë për të kontrolluar nëse jeni duke pirë mjaftueshëm ujë në baza ditore është t’i kushtoni vëmendje ngjyrës së urinës. Nëse ngjyra është e verdhë e hapur ose pa ngjyrë, do të thotë se keni mjaftueshëm ujë në trup, por nëse ngjyra është e verdhë e errët, është një tregues që duhet të filloni të pini më shumë ujë menjëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu