Shëndeti i nënës dhe kujdesi i saj ndaj vetes përpara se të lind fëmija, gjatë shtatzanisë, ndikon shumë tek fëmija që do lindin, shkruan Alsat.
Në emisionin Pasqyra e Shëndetit me dr. Snezhana Korunoski flasim për rëndësinë e qetësisë së një gruaje gjatë shtatzanisë, paqen e saj mendore dhe emocionale për të lind një fëmijë të shëndetshëm.
Por, nëse nëna është e mërzitur, a e ndjen fëmija këtë?
“Sigurisht, fëmijët ndiejnë gjithçka që ndiejnë prindërit e tyre, një nënë e qëndrueshme, një nënë e shëndetshme do të thotë fëmijë i shëndetshëm.” – thotë dr. Snezhana Korunoski.
Ankthi dhe stresi te prindërit, sidomos te ata që bëhen prindër për herë të parë ose kanë fëmijë që sëmuren shpesh, janë të kuptueshëm është normale që frika dhe ankthi të jenë të pranishëm.
Në pyetjen se si mund të përballen ata me këto momente, çfarë do ju këshillonte mjekja pediatre, ajo përgjigjet që:
“Duhet të mbështeten te faktet dhe jo te frika që e ndjejnë brenda vetes. Të ndërtojnë një marrëdhënie të mirë me pediatrin e tyre amë, sepse vetëm përmes bisedës me pediatrin do të drejtohen drejt mënyrës së duhur për kujdesin ndaj foshnjës së tyre. Të punojnë për shëndetin e tyre, të ndajnë problemet me partnerin, me miqtë, sepse siç e përmenda më herët – një prind i qetë do të thotë një fëmijë i shëndetshëm.”
Ajo thekson edhe njëherë faktin që fëmijët ndjejnë energjinë dhe atëherë ata nuk janë të lumtur dhe bëhen më të ndjeshëm ndaj infeksioneve./ Alsat.mk