A e ‘mposhti’ Trumpi Erdoganin? Turqia liron pastorin që shkaktoi tension mes dy shteteve

Pastori Andreë Brunson është liruar sot nga një gjykatë turke duke i dhënë fund kështu një tensioni dy vjeçar mes SHBA-ve dhe Turqisë. Turqia e arrestoi pastorin me akuzat e pjesëmarrjes në grushtin e shtetit të të korrikut 2016, ndërkohë që thanë se ai ndihmonte edhe kurdët e PKK, por administrata Trump e cilësoi atë një peng politik të Presidentit Erdogn duke i dhënë ultimatum Turqisë që ta lironte sa më shpejt.

Në këmbim, Turqia kërkoi lirimin e ish-drejtorit të HalkBank Hakan Atilla, i arrestuar një vit më parë në SHBA.

Ky i fundit cilësohet si personi kyç për thyrjen e embargos ndaj Iranit për administratës së Erdogan, një aferë që mund të rrezikojë të afërm të presidentit turk. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu