Deputetja franceze Liliana Tangi nga radhët e Republikës në lëvizje të shumicës presidenciale, me prejardhje është nga Maqedonia e Veriut, në intervistën për MIA-n flet për perspektivat evropiane të shtetit tonë dhe pozicionin francez, si dhe për mundësinë për zhbllokimin e fillimit të bisedimeve.
Zonja Tangi, cili është pozicioni juaj për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe veçanërisht ndaj vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut?
– Sa i përket zgjerimit, unë gjithmonë angazhohesha për zgjerim drejt vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut është pjesë e tyre. Unë edhe më tutje mbetem në këtë linjë. Por, gjithashtu konsideroj se nevojitet konsensus evropian lidhur me këtë çështje, për këtë arsye ne duam evoluim të metodologjisë së anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ju keni kontakte të rregullta me deputetët maqedonas dhe me siguri e keni të njohur se vetoja franceze u përjetua shumë keq në vend?
– Në mënyrë efektive e kuptoj dëshpërimin e Maqedonisë së Veriut dhe të udhëheqësve të saj. Ajo bëri përpjekje për reforma në sistemin e drejtësisë, e ndryshoi emrin e vendit që është vendim shumë i fuqishëm politik që është marrë nga Qeveria e Zaevit. E kuptoj dëshpërimin dhe maqedonasit nuk duhet të dekurajohen. Kjo nuk është veto definitive, ne kemi ndërmend të avancojmë drejt hapjes së bisedimeve, por me kusht të rishqyrtimit të procedurës për anëtarësim, siç dëshironte presidenti Makron dhe pushteti ekzekutiv francez.
Zonja Tangi a shpresoni se revizioni i metodologjisë për bisedime do të pranohet para samitit në Zagreb?
– Unë shpresoj dhe kam përshtypjen se ekziston vullnet për të arritur rezultat të kënaqshëm për të gjitha vendet anëtare dhe se kjo do të jetë pozitive për Maqedoninë e Veriut. Në këtë moment zhvillohen diskutime në Komisionin Evropian dhe Parlament dhe shpresoj se do të gjejmë terren të mirëkuptimit dhe ndryshimit të metodologjisë, që do të pranohet nga të gjithë, që të kënaqet në samitin në Zagreb të arrijmë situatë, që do të jetë e kënaqshme për të gjithë, gjegjësisht sukses, siç tha presidenti Emanuel Makron.
A ka shpresë se data për fillimin e bisedimeve mund të jetë vendimtare në mars ose nuk duhet të nxiten shpresat e popullatës në Maqedoninë e Veriut?
– Nuk duhet të thuhet fitore menjëherë, nevojitet pajtueshmëri në nivel të 27, e dini se kjo nuk është gjithmonë e lehtë kur ka të bëjë me çështje për ardhmërinë e Evropës. Çështja e zgjerimit është në fakt se si duam të funksionojmë në të ardhmen në kuadër të BE-së. Kjo kërkon kohë për të menduar dhe diskutime të thelluara. Ideale do të ishte të kihet datë për fillimin e bisedimeve që në mars, por mendoj se është shumë më reale që kjo të pritet në samit. Por, unë nuk jam në sekretet e diskutimeve në Bruksel dhe nuk mund t’ju garantoj, por mendoj se ato janë në rrugë të mbarë dhe lë të shpresojmë për epilog të volitshëm.
Si është disponimi në raport me zgjerimin në Komisionin për çështje të jashtme dhe evropiane në Kuvendin kombëtar francez ku ju mbani seanca?
– Në Komisionin e çështjeve evropiane, në të cilin janë anëtar dhe zëvendëskryetar, unë e propozova këtë çështje në rend dite, deri tani ne duam të mbarojmë raporte të tjera që janë në rrjedhë para se ta hapim këtë. Por, prandaj, nga ana tjetër, në Komisionin për punë të jashtme ne punojmë në këtë çështje dhe shpresojmë se do të kemi një mision dhe raport lidhur me këtë gjatë vitit 2020. Në Kuvendin kombëtar ne jemi mirë të vetëdijshëm se ekziston investim i vërtetë gjatë kryesimit kroat. Ne e pritëm ambasadorin kroat në Francë, i cili na konfirmoi se zgjerimi është njëri prej prioriteteve të kryesimit kroat. Gjegjësisht, të arrihet pajtueshmëri deri në samitin në Zagreb, ne e ndjekim evoluimin e diskutimeve në të dyja komisionet. Kuvendi kombëtar francez kujdeset për këtë çështje, kuptohet. Por deri tani gjërat janë në duart e pushtetit ekzekutiv, ndërsa ne si parlamentarë duam të japim kontribut ndaj të menduarit. Për shkak të kësaj disa deputetë nga Komisioni për punë të jashtme parashikojmë të organizojmë konferencë ndërparlamentare për Ballkanin në Paris, para samitit të ardhshëm të procesit nga Berlini.
A ekzistojnë rreziqe nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk fillojnë bisedimet?
– Mendoj se ekzistojnë rreziqe prandaj unë angazhohem për zgjerim, gjegjësisht për hapjen e bisedimeve për të filluar fillimin e anëtarësimit. Por të jetë rigoroz, më i dukshëm dhe më konkret për qytetarët e këtij vendi, këtu është edhe vullneti për reforma të procesit, ky është propozimi i Francës. Por, nëse nuk ka inkurajim që vjen nga BE-ja, kam frikë se kjo mund t’i destabilizojë politikisht vendet dhe veçanërisht Maqedoninë e Veriut dhe në fund u lë më shumë hapësirë më pak forcave evropiane dhe më shumë politike populiste. Në fakt, kjo është ajo kundër të cilës ne duam të luftojmë, unë si social-liberal, luftoj kundër zhvillimit të të gjitha formave të forcave antievropiane dhe antidemokratike. Pra, për shkak të kësaj ekzistojnë rreziqe nëse nuk jepet dritë jeshile së shpejti.
A keni këshilla për miqtë tuaj në Maqedoni që të mbetet e hapur dera e BE-së?
– Mendoj se duhet ruajtur shpresa dhe të thuhet se integrimi do të jetë më i suksesshëm nëse nisemi në bazë më të mirë, gjegjësisht të ndërtojmë ardhmëri të përbashkët evropiane me Maqedoninë e Veriut, prandaj edhe reforma e cila konkretisht duhet të sjellë deri të fillimi i bisedimeve përmirësim për qytetarët e vendit, t’i ndihmohet që të zhvillohet dhe ta ruaj rininë në vend.
Të ruhet përpjekja, meqë ekzistojnë çështje që duhet të përmirësohen, si në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Të gjitha këto janë arsye për shkak të cilave duhet të vazhdohet së besuari.
A mund të thuhet se në Francë në Paris ka zbutje të pozicionit për fillimin e bisedimeve?
– Po, mendoj se nga pushteti ekzekutiv ka vullnet të mos jenë të keqkuptuar, duhet të përmirësohet funksionimin i procesit para se të angazhohemi në rrugën e anëtarësimit. Kjo është porosia që Franca dëshiron t’ua transmetojë vendeve kandidate. Mendoj se gjërat evoluojnë pozitivisht.
Ju jeni deputete franceze, me prejardhje nga ana e babait ju jeni nga Maqedonia, nga nëna ju jeni nga Kroacia, keni lindur në Serbi, a ju ndihmon kjo që të keni një vizion më të mirë sesa kolegët tuaj nga Franca kur bëhet fjalë për rajonin?
– Mendoj se me atë që kam prejardhje nga këto vende të rajoni dhe njohja e kulturës dhe mentalitetit të popullatës së këtyre vendeve është përparësi që të promovohet rritet bashkëpunimi mes vendit tim dhe këtyre vendeve. Meqë komponenti kulturor duhet të merret parasysh. Kjo është e vërtetë për të gjitha nivelet, si shkëmbimi ekonomik dhe sportiv, kultura duhet të merret parasysh. Javën e kaluar mora pjesë në konferencën e Agjencisë franceze për zhvillimin e komponentit kulturor në zhvillimin e investimeve të ardhshme në këto vende nga investitorët francez. Ne e vendosëm në plan të parë kulturën, e cila është faktor kryesor që ta rrisni bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të lejojmë që investimet franceze të realizohen në këto vende. Nuk e di nëse prejardhja ime është përparësi, por unë di të bëj ndarje të gjërave, unë jam deputete franceze dhe unë jam e aftë të kam objektivitet të caktuar, po madje edhe nëse jam e lidhur me këto, por me siguri kjo më lejon të kam vizion më të plotë dhe më të thellë dhe njohje më të gjerë të këtyre vendeve, që sipas meje janë pak të njohura në Francë dhe Kuvendin kombëtar. Por ne punojmë me kolegë të tjerë të mi, të cilët nuk kanë lidhje me këto vende dhe të cilët janë gjithashtu të përfshirë dhe të përkushtuar, dhe duan ta ndryshojnë vizionin francez në drejtim të bashkëpunimit më të madh me vendet e Ballkanit Perëndimor, që sidoqoftë e dëshiron edhe presidenti i Republikës.
Ju jeni deputetja e parë me prejardhje maqedonase që kryeson në Kuvendin kombëtar francez?
– Në të vërtetë kjo nuk ndodh shpesh dhe kuptoj se në vendet përkatëse shkakton kënaqësi, meqë themi se ka një person që është me prejardhje prej te ata dhe ndoshta do të mund të na kuptojë më mirë. Në fakt nevojitet shkëmbim mes popujve, mes shteteve, që të mund të kuptohemi më mirë, të afrohemi dhe së bashku të ndërtojmë ardhmëri më të mirë.










