A është ‘gjallë’ propozimi i AAK-së që secilit qytetar t’i jepen 100 euro?

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në kohën kur ishte opozitë gjatë Qeverisë Kurti, përkatësisht në muajin prill, kishte propozuar që secili qytetar i vendit të kompensohet me 100 euro në kuadër të pakos emergjente për t’u ballafaquar me pandeminë COVID-19.Por me formimin e Qeverisë së re të përbërë nga LDK-AAK-Nisma dhe Lista Serbe, partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk është zmbrasur nga ky propozim.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gazmend Abrashi, në një përgjigje të shkurtë për KALLXO.com ka deklaruar se kanë zhvilluar bisedime që ky propozim të përfshihet në Pakon e Rimëkëmbjës, por që thotë se, njëherë do të implementohet pakoja e Qeverisë paraprake, për të cilën thotë se është realizuar vetëm 30 përqind.“Në koordinim me paketën e re qe po përgatitë Qeveria e re e ashtuquajtura Pako e Rimëkëmbjes do te koordinohemi qe mbështetja sa ma e shpejtë dhe efikase te mbërrijë sa ma shpejte te sektori privat”, u shpreh Abrashi.“Me emergjencë jemi dakordu që së pari të implementohet pakoja e Qeverisë paraprake e cila i ka realizu vetëm 30 përqind të pakos së proklamuar”, shtoi deputeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu