A është kjo arsyeja pse në Kosovë nuk ka ende te infektuar nga koronavirusi (FOTO)

Kohë më parë gazeta prestigjioze ‘Indepedent’ ka vendosur një listë me vendet më të pastra të Europës e ne mesin e tyre është edhe Kosova e cila renditet e dyta.

Saktësisht në listë hynin të gjitha ato vende që kanë zakon larjen e duarve pas përdorimit të tualetit. Kjo listë u bazua nga një hulumtim i bërë nga Gallup International.

Në këtë listë prinë Bosnja me 96%, kurse menjëherë pas saj, në vendin e dytë për pastrimin e duarve pas përdorimit të tualetit është e renditur Kosova me 94%. Sipas këtij hulumtimi, holandezët dhe italianët ishin ata që lajnë më së paku duart me sapun dhe ujë pas përdorimit të tualetit.

Kosova dhe Bosnja janë ndër vendet të pakta që ende nuk ka të infektuar nga koronavirus, e pastrimi i rregullt i duarve mund të jetë edhe njëra nga arsyet.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka bërë të ditur se brenda territorit të Kosovës nuk është regjistruar asnjë rast me persona të infektuar me koronavirus.

Kërkesa e tyre dhe këshilla kryesore ka qenë që t’i pastrojmë duart sa më shpesh, sidomos pas kontakteve me njerëzit.

Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre, shkruan në apelin e IKSHP-së.

-Lani duart porsa hyni në shtëpi!

-Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!.

-Lani duart pas përdorimit të tualetit!

-Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu