12 milionë hektarë pyje tropikale janë zhdukur gjatë vitit 2018. Një sipërfaqe aq e madhe sa Greqia, ku një e katërta e humbjes e këtyre pyjeve ndodhi në Brazil.
Ky konstatim doli nga raporti “Global Forest Watch”, që bëhet në Univetsitetin e Maryland. Kjo është humbja e katërt më e madhe e pyjeve tropikale që nga viti 2001, kur të dhënat satelitore janë në dispozicion. Humbja më e madhe ka ndodhur në Brazil: rreth një e katërta e totalit.
Viti rekord ishte 2016, për shkak të fenomenit klimatik të njohur si “El Niño” dhe zjarreve maksimale në Brazil dhe Indonezi. Shkaqet kryesore të shpyllëzimit janë fermat industriale dhe bujqësia intensive (vaj palme në Azi dhe Afrikë, soje dhe biokarburantet në Amerikën e Jugut).
Një e katërta e humbjes së pyjeve tropikale në vitin 2018 ndodhi në Brazil. Ndjekur nga Republika Demokratike e Kongos dhe Indonezia, me 10% secila. Një shpyllëzim i rëndë u regjistrua gjithashtu në Malajzi dhe Madagaskar: në vitin 2018 ky i fundit humbi 2% të shkurreve tropikale.
Raporti i “Global Forest Watch” tregon gjithashtu humbjen e pyjeve të virgjëra, që nuk ishin prekur kurrë nga njeriu: në vitin 2018, ajo ishte 3.6 milionë hektarë, ekuivalenti i Belgjikës.
FOTO:












