A është Letonia një tjetër shtet anëtar i NATO-s që do të porosisë dronë “Bayraktar TB2”?

Ministri leton i Mbrojtjes, z. Artis Pabriks dhe delegacioni shoqërues, vizituan Kompleksin e Kërkim-Zhvillimit dhe Prodhimit të Dronëve Luftarakë dhe Joluftarakë të «Baykar». Të lumtur që i pritëm”, deklaroi gjiganti turk i industrisë së mbrojtjes përmes rrjetit social “Twitter”.

Gjatë vizitës, ministri Pabriks u shoqërua nga Drejtori i Përgjithshëm i “Baykar”, Haluk Bayraktar.

Bayraktar e informoi ministrin dhe delegacionin shoqërues nga Letonia në lidhje me sistemet e dronëve luftarakë dhe joluftarakë autentikë të zhvilluar nga “Baykar” me mundësi vendase. Me këtë rast, Artis Pabriks pa me interes edhe makinën e parë fluturuese të Turqisë, “Cezeri”.

Faleminderit për mikpritjen e mrekullueshme. Industria dhe kërkim-zhvillimi i Turqisë kanë standardet më të larta botërore. Si një aleat i NATO-s, ne e vlerësojmë shumë këtë. Ju uroj të gjithëve suksese”, vlerësoi ai nga llogaria e tij në “Twitter”.

A është Letonia një tjetër shtet anëtar i NATO-s që do të porosisë dronë «Bayraktar TB2»?”, shkroi më pas ministri Pabriks.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu