A ishte Pacolli shqiptari që ishte më afër Trump në ditën e inaugurimit? (FOTO)

Lideri i AKR’së Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump të premten që shkoi. Pacolli ka arritur të jetë shumë afër platformës ku Trump ka bërë betimin si Presidenti i 45’të i SHBA’së.

Pacolli bashkë më bashkëshorten e tij ka marrë pjesë edhe në ballon e inaugurimit të Presidentit amerikan.

Ndërkohë, duke komentuar për Trump, Pacolli ka thënë se ai do të jetë një President i suksesshëm.

“Agjenda e tij, Ballkanike nuk besoj se do të ndryshoj. Kam shenja të mira se sekretari i shtetit ka dhënë disa deklarime se asgjë nuk do të ndryshoj. Përmes qarqeve kam dëgjuar se vet ai ka thënë se nuk do të ndryshoj asgjë nga politika e SHBA-ve për Ballkanin”, kishte vlerësuar ai.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu