Çfarë ndodhë me qindra mijëra automobila të cilët nuk arrijnë te blerësi, ku shkojnë ata dhe çfarë bëhet me ta? Nëse keni menduar se i ofrojnë në treg me çmime dukshëm më të përshtatshme, mashtroheni, transmeëton Gazeta Metro.
Autoindustria ka një zgjidhje për ta, thjesht i transportojnë deri në ‘varreza’ vende në të cilat makinat me kohë do të ‘kalben’.
Ka me qindra deponi të tilla në botë, ndrësa më të afërtat janë në Britani të Madhe, Spanjë e Rusi, ku ‘jetën’ e tyre e përfundojnë makinat e prodhuara në Evropë.
Problemi kryesor është se shumë njerëz, madje edhe në vendet në të cilat standardi jetësor është bukur i lartë, njerëzit po blejnë makina të përdorura, kështu numri i atyre që mbeten është vërtet i madh dhe kompanitë po detyrohen të blejnë tokë për deponimin e tyre.
Mund të mos e besoni, por në botë ka shumë automobila të pashitur. Vlerësohet se numri i tyre është m i madh se i njerëzve në planet rreth 10 miliardë.
Këto deponi të pabesueshme të automjeteve, pas viteve qëndrimi përfundimisht shkojnë në histori demontohen apo disa pjesë edhe reciklohen./gazetametro










