Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka bërë mbrëmjen e sotme daljen e tij të parë publike pas mbylljes së spektaklit.
Pas fitorës së madh dhe çmimit prej 100 mijë eurosh në natën finale të 19 prillit, Gjesti u ftuar special në emisionin “Portokalli”, ku u përball me një pyetje provokuese nga aktori Visjan Ukcenaj. I njohur për humorin e tij, Visjani, në rolin e “Minionit”, e pyeti: “Bëre gjë me Eglin tani që dole?”
Reagimi i Gjestit: “U kry!” erdhi si një konfirmim i fortë mbi afrimin e tij me Eglin, duke shkaktuar të qeshura në sallë dhe një atmosferë të ngrohtë mes fansave dhe shikuesve. Ky moment shënoi një hap të ri në jetën e tij sociale që pas aventurës së famshme në BB VIP.