Sipas opozitës, Shqipëria ka sot vetëm 2 mijë kite për testime për koronavirusin. Në një prononcim për mediat, ish-deputeti Bardh Spahia tha se kryeministri Edi Rama gënjeu kur deklaroi se Shqipëria mund të kryejë 2 mijë testime në ditë.
Opozita insiston që të rritet numri i testeve, pasi shifra e ulët e testimeve fsheh realitetin e përhapjes së virusit.
Bardh Spahiu publikoi edhe një video ku sipas tij, deklaratat e Ramës përgënjeshtrohen nga Manastirliu.
“Deklarata e tij se ne jemi të gatshëm të bëjmë 2 mijë teste në ditë, u përgënjeshtrua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe nga vetë Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës. Të ndjekim për disa sekonda me zë dhe me figurë këtë mashtrim të rrezikshëm të Edi Ramës”, tha ai.
Sipas opozitës:
• Pra, e vërteta është se ne na kanë mbetur vetëm 2 mijë teste, se furnizimet i kemi kërkuar me vonesë, pas shpërthimit të virusit në vend dhe se na kanë gënjyer gjatë gjithë kohës për gjoja marrjen e masave.
• E vërteta është se Shqipëria jo vetëm nuk ka një sasi të tillë për të kryer 2 mijë teste në ditë, siç thotë Edi Rama, por, për shkak të centralizimit nga qeveria në një laborator të vetëm, nuk ka as kapacitetet teknike për të bërë më shumë se 500 teste në ditë.
• E vërteta është se numri i pamjaftueshëm i testeve na ka detyruar që, deri javën e kaluar, të bëjmë mesatarisht, 50 teste në ditë, duke ulur në minimum mundësitë për të zbuluar raste apo vatra të reja infeksioni.
Video:










