Zgjedhjet Parlamentare në Maqedoninë e Veriut mbaruan me rezultatet që dihen tashmë por me rezultate kaq të përafërta sidomos në bllokun politik maqedonas, kombinatorikat për formimin e Qeverisë së ardhshme janë tashmë në anën e shqiptarëve që siguruan kaq shumë vende në Parlament.
Por në këtë proces është një protagonist që mund të ndryshojë shumëcka. Për dy arsye Billall Kasami mund të bëjë patriotin tek shqiptarët në një takim të dytë me kreun e VMRO-së Mickovski, por tani pas zgjedhjeve në rrethana tjera ku shqiptarët bashkërisht mund të marrin njërin ndër pozicionet kryesore, atë të kryeministrit.Treshja në këtë rast Mickovski, Kasami dhe Ahmeti mund ta bëjnë të arritshme një gjë të tillë.
Në fakt Besa e Kasamit e shpëtoi liderin e LSDM-së nga humbja e sigurtë por mosmirënjohësi Zoran Zaev nuk është se i dha jehonë ndihmës në këtë drejtim duke e quajtur këtë më shumë si një fitore personale se sa të një koalicioni shpëtimi për të por që edhe kësaj rradhe i erdhi nga shqiptarët dhe ai nuk do një kryeministër shqiptar. Ky dyzim politik i tij tregon se Zaev nuk është një politikan që duhet besuar për shkak të qëndrimeve të luhatura të tij. Ndryshe flet dhe ndryshe vepron siç njihet tashmë nga të gjithë.
Nëse në këtë moment delikat, Bilall Kasami do të dijë të veprojë në anën e duhur të historisë shqiptare, mund të kthehet në një hero tek këta të fundit me një pakt me Ali Ahmetin në një front për qeverinë e ardhshme së bashku por edhe të sjellin kryeministrin e parë shqiptarë sepse Zaev është kategorik dhe me të këto negociata bëhen të vështira mos themi të pamundura duke ditur dinakërinë e tij politike dhe veprimin e tij deri tani.
Bilall Kasami mund të bëjë që shqiptarët ta shohin ndryshe dhe të kthejë urrejtjen ndaj tij kur bëri një koalicion me LSDM-në, në një patriot prej politikani shqiptar që në momente delikate ai mund të ndryshojë rrjedhën e historisë politike në vendin e brishtë.
Bilall Kasami mund ta rikthejë besimin tek shqiptarët që nuk e pritën mirë koalicionin me një partner maqedonas, mosmirënjohës si Zaev. Pra Kasami këtë mund ta bëjë tani në një front të përbashkët me Ali Ahmetin për cështje të mëdha në interesin shqiptar dhe këta të fundit pra shqiptarët jo që do ia falnin Kasamit të gjitha ato që bëri së bashku me Zaevin, por do ta shihnin si patriotin e tyre që në momente delikate rreshtohet në anën e duhur të interesit të madh shqiptar.
Bilall Kasami e ka këtë shans tani dhe mund që nga i urryeri për shkak të bashkëpunimit me Zaevin të bëhet heroi tek shqiptarët.










