A po i prish LSDM-ja planet e BDI-së me badenterin?

BDI thotë që për formimin e qeverisë nuk është e nevojshme vetëm shumica prej 61 mandatesh, por edhe shumicë badenteri. Kjo i referohet më shumë edhe deklaratave të partive opozitare VMRO-DPMNE dhe VLEN se do të formojnë qeverinë e ardhshme, duke theksuar se në anën e tyre do të kenë edhe Badenterin.

Përkatësisht, në listat parlamentare të LSDM-së ka disa përfaqësues të komuniteteve etnike shqiptare, turke dhe të tjera “më të vogla”, të cilët mund ta ndryshojnë kahjen plotësisht. Jozyrtarisht, LSDM-ja do të dëshirojë të luajë rolin e një opozite konstruktive dhe gjithmonë do të mbështesë zgjidhjet reformuese ligjore. Me çka BDI-së do ti “bien” në ujë të gjitha argumentet politike për të krijuar qeveri me partinë fituese maqedonase në emër të shumicës së dyfishtë apo Badenterit.

Edhe në politikë si në përditshmëri po vlen shprehja “Pazari i shtëpisë, nuk del në Çarshi”, BDI-ja për herë të parë po ballafaqohet me humbje të badenterit dhe pushtetit ekzekutiv njekohësisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu